‘Big Brother VIP Kosova’ ka qenë kryefjalë e mediave së fundmi jo vetëm për polemikat e ndodhura në shtëpi, por edhe për shkak të mungesës së transmetimit ‘live’ për një orë e gjysmë.

Kjo ngjarje e pazakontë për një program që transmetohet 24 orëdrejtpërdrejt në ekran, ka nxitur aludimet se ka ndodhur si rrjedhojë e nje sherri mes banorëve. Mirëpo, ka qenë vetë moderatori Alaudin Hamiti, i cili ka përgënjeshtruar lajmin.

“Sot në orët e hershme të mengjesit si pasojë e një defekti teknik ne Artmotion, dy kanalet e Big Brother Vip Kosova së bashku me disa kanale tjera të platformës janë errësuar duke mos pas sinjal transmetimi.

E gjithë kjo prishje është evituar falë intervenimit te stafit teknik dhe kanalet janë kthyer ne transmetim pas një ore e gjysmë.

Aludimet për dhunë fizike të cilat po qarkullojnë në rrjete sociale jane te rreme.

Materialin e papublikuar ne transmetim të drejtpërdrejtë të BBVK mund ta gjeni në Youtube, kanali zyrtar i Big Brother Vip Kosova.

Ju inkurajojmë të shikoni dhe lexoni faqet tona për informacion të saktë dhe te besueshëm.”- sqaron ai nëpërmjet postimit në Instagram.