Balerina Lori Bala ka qenë e ftuar në një intervistë për ‘Top Albania Radio’ ku ndau detaje rreth ekspriencës së saj si anëtare jurie në ‘Dancing ëith the stars’, teksa zbuloi edhe mendimet e saj të sinqerta mbi jurinë.

Lori u shpreh se ajo dhe Ilir Shaqiri janë më profesionistë në këtë fushë, ndërsa sipas saj, Olta dhe Valbona duken këndshëm në rolin e tyre jo-profesionist.

“Unë dhe Iliri jemi dy profesionistë dhe as njëri, as tjetri nuk është as më shumë e as më pak. Sigurisht, Iliri ka më shumë eksperiencë dhe mund të jetë më mirë në artikulim dhe në shprehjen e gjykimit që ka. Unë mund të jem më pak, më e ftohtë dhe me pak fjalë, por sa t’ja marr dorën edhe unë. Pastaj Olta dhe Valbona nuk janë të profesionit dhe mendoj që janë shumë këndshëm ashtu.”- tha Lori.

Ndërkohë, balerina zbuloi edhe me kë nga konkurrentët do të donte të ishte çift, nëse do të kishte qenë pjesë e garës. Sipas saj, Eni, Sardi dhe Irgeni kanë përparuar shumë dhe do të donte të ishte çift me njërin prej tyre.