Një mesazh nga Rudina Dembacaj: S’duhet të lejojmë askënd të na vendosë kufijt e nënshtrimit

Nga Class• 8 December 2023

Një mesazh nga Rudina Dembacaj: S’duhet të lejojmë

Mes tymnajës që qarkullon në rrjet, Rudina Dembacaj ka zgjedhur t'i rikujojë vetes dhe çdo gruaje fuqinë që mbart.

"Çdo vajzë, çdo grua ka sfidat, fitoret, vuajtjet, gëzimet, ulje- ngritjet, kryengritjet e saj. Punon, duron, mbijeton, për veten, për fëmijët, për familjen e saj. Flet shumë edhe atëherë kur zgjedh me hesht."- shkruan ajo në një status në Instagram.

Më tej vijon duke u shprehur se "Pavarsisht se çfarë i ndodh në jetë e me kë duhet të përballet, betejën më të madhe e ka me veten, që të mund të ruajë dinjitetin, integritetin edhe në kohë të vështira. Lum kush ja del, sepse respekti për veten, është fuqia më e madhe për të ecur veç përpara."

Përkrah fotove nga roli i saj në “7 minuta”, ajo shkruan se "7 minuta më mjaftuan, që ashtu e strukur nën lëkurën e personazhit që kisha në shfaqje, t’ia rikujtova prap fort vetes se s’duhet kurrë me u dorëzu e s’duhet me leju askënd me na vendosë kufijt e nënshtrimit, ku do me të pa. Ishim 11 vajza e gra në atë skenë, me jetë e karaktere të ndyshme, deri në ekstreme. Unë, isha malësorja që në fillim u frikësova, u hutova u lëkunda përballë rrezikut që po na kanosej….derisa e gjeta forcën e në fund i thashe JO humbjes së dinjitetit tim."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Rudina Dembacaj (@rudinadembacaj)

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon