Dhe pak ditë na ndajnë nga festat dhe momenti që presim me padurim është ndarja e dhuratave.

Ky artikull i dedikohet listës së dhuratave që ju gjeni në CLASS by Alketa Vejsiu, një nga destinacionet më IN për vitin 2023.

Përpara se të nisim po ju sjellim në vëmendje hapësirën më të re virtuale të Class, website-n e ri, Shop Class by AV, ku do të gjeni çdo produkt dhe të porosisni online nga kudo që ndodheni. :)

Kostumet e fëmijëve

Janë ata që e shijojnë më shumë se kushdo tjetër periudhën e festave dhe emocionin e dhuratave. Kostumet e personalizuara dhe me një paketim të dedikuar janë një nga dhuratat më të këndshme që mund të bëni për fëmijët.

Kostumi AV sport

Dhurata e parë, më e preferuar, janë kostumet nga koleksioni Moonlight. Të ngrohta dhe të përshtatshme për çdo aktivitet gjatë ditës, kostumi AV Sport do e bënte çdo vajzë të lumtur.

Panettone

Të gjithë po flasin për panettonet artizanale që Class ka sjellë për të dytin vit radhazi. Me pistacchio apo çokollatë?! Të dyja janë shije tunduese që vijnë me një paketim shumë të këndshëm Krishlindjesh.

Çokollatat CLASS

Çokollatat "Class" në bashkëpunim me PANJA janë 100% Gluten & Lactose Free, Artizanale dhe pa asnjë konservant.

Çokollata që përdoret është 70% fondente, ç'ka ju jep mundesinë të provoni shijen e vërtetë të çokollatës.

Si përbërës kryesor janë përdorur Qumështi Bajames "Panja", Gjalpi Kakaos "Panja". Në kutitë tona do gjeni 2 çokollata me mbushje Pistachio të bluar, 2 me mbushje lajthie të bluar, 2 me mbushje karameli, një tartufino me çokollatë, një me mbushje mjedre dhe një me mbushje kafe-je.

'Holiday Palette' & Lipgloss 

Përcaktoni vlerën dhe dhurojini personit që ju dëshironi një nga trajtimet e Class Studio (hair, makeup, nails) dhe Class by AV (fustane për të rritur & fëmijë)

Në sallonin e Class ju gjeni shërbime profesionale për flokët, thonjtë, vetulla dhe Make Up. Nëse doni t'i tregoni dikujt se sa shumë e vlerësoni mund të zgjidhni t'i dhuroni një kombinim shërbimesh në sallonin e CLASS.