Ka diçka magjike në dasmat e dimrit, por mund t'ju shkaktojë konfuzion sa i përket veshjes.
Pavarësisht nëse preferoni diçka të mbuluar, si një fustan me mëngë të gjata, ose të tregoni paksa lëkurë me një fustan të shkurtër, e sigurt është se do të gjeni diçka që t'ju bëjë të ndiheni të sigurta, rehat dhe të dukeni bukur përshtatur me stinën.
Kur mendoni për një fustan dimëror të përshtatshëm për një dasmë, zakonisht ju vijnë në mendje materiali velvet, fustanet e gjata dhe tone më të errëta.
Por si opsion keni gjithashtu teminat, printimet dramatike dhe lulet, edhe pse ndoshta nuk e kishit menduar se ishin të përshtatshme për dasmat e dimrit.
Kombinojeni veshjen tuaj me një pallto prej gëzofi artificial ose xhaketë lëkure elegante për t'u dukur bukur dhe për të qëndruar ngrohtë. Me siguri brenda do të jetë ngrohtë, kështu që mos u mendoni dy herë nëse doni të zgjidhni një fustan elegant dhe seksi.
Më poshtë keni disa ide se ç’të vishni në një dasmë dimri nga Class By Alketa Vejsiu:
View this post on Instagram
View this post on Instagram
View this post on Instagram
View this post on Instagram