Të gjithë kemi dëshirën të shpenzojmë për veshje dhe jemi pak më shumë të lumtur kur kemi një veshje të shtrenjtë.

Në fakt, ka disa gabime të cilat mund të jeni duke i bërë që ju bëjnë të dukeni të veshur lirë, pavarësisht se keni shpenzuar shumëëë.

LOGOT tepër të dukshme

Shumë logo ju bën të dukeni të veshur lirë. Duhet gjithnjë një lloj moderimi, pa e tepruar. Logot e vogla janë gjithnjë më expensive! 

Asnjëherë mos zgjidhni të vishni rroba me logo nga koka tek këmbët!

Rroba shumë të gjera

Pavarsisht sesa shpenzoni, nëse rrobat nuk përshtaten me trupin tuaj, vlera e tyre ulet.

PRINTET E KAFSHËVE

Çdo gjë që është "tepër leopard", që do të thotë të vishesh kokë e këmbë me print leopardi është e ndaluar.

Nuk ka rëndësi sa kushton, mbetet 'e lirë'!