Princ Leka zyrtarizon lidhjen me fotografen pas divorcit

Nga Class 16 February 2024

Princ Leka zyrtarizon lidhjen me fotografen pas divorcit

Princ Leka ka zyrtarizuar lidhjen me të dashurën e tij të re Blerta Celibashi. Ai dhe fotografja janë fotografuar nga Top Channel duke ecur dorë për dore në rrugë. Kështu, ata kanë konfirmuar lidhjen e tyre që flitet prej muajsh në media.

Më herët ata janë parë së bashku në aeroport, ndërsa edhe në rrjetet sociale nuk kane munguar komentet mes tyre.

Princ Leka zyrtarizon lidhjen me fotografen pas divorcit

Princ Leka njoftoi ndarjen nga Elia Zaharia më 15 janar, përmes një deklarate duke bërë me dije se kanë nisur procedurat e nevojshme ligjore. Ai shkruante se ‘martesa e ka humbur funksionin e saj, dhe e kanë parë të udhës ta zgjidhin atë me pëlqim reciprok duke filluar procedurat e nevojshme ligjore’.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by HRH Crown Prince Leka (@princleka)

Po ashtu, në të njëjtën ditë reagoi edhe Elia Zaharia, e cila shprehej se mirëqenia e vajzës së tyre do të mbetet në qendër të vëmendjes.

 “Ajo ç’ka ka më shumë rëndësi, është që vogëlushja ime ta përjetojë këtë moment sa më lehtë të jetë e mundur”, -shkruante ajo.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon