Blendi Salaj, personazhi i parë i ftuar në podkastin më të ri në Shqipëri, Inspire podCLASS, të realizuar nga Alketa Vejsiu, një produkt i Class Media.

Blendi, me një qasje konstruktive mbi jetën dhe median, ka rrëfyer momentin e vendimit për t'u rikthyer në Shqipëri, pas shumë vitesh në Amerikë.

Në vitet 97' ai ka ndjekur ëndrrën Amerikane, si shumë të rinj të tjerë dhe në vitin 2008 ai është rikthyer duke u përballur me një realitet të ri në Shqipëri.

"Amerika nuk është fushë me lule. Ky është një koncept i gabuar që njerëzit e kanë. Ende më pyesin sot 'pse u ktheve?'. Amerika është e vështirë, por megjithatë është e mundur."

Blendi ka treguar midis të tjerave eksperiencën e punës në gazetën prestigjioze New York Times dhe na krijoi habi me vendimin për t'u rikthyer në Shqipëri në momentin më të mirë të karrierës.

"Unë kam vendosur të vi në Shqipëri pas 1 muaj kur kisha marr një rritje shumë cilësore në pagë. Kuptova që Amerikës nuk i duhem...

Nuk është vetëm standarti. Ndonjëherë nuk mjafton. Unë sot jam i kënaqur. Zoti ka qenë 'menaxhari im'. Nuk jetoj nje jetë luksi, por jetoj një jetë ku ndihem mirë dhe i kënaqur.

Do të kisha qenë pishman nëse nuk do të isha kthyer në Shqipëri. Ai do të kishte qenë një peng për mua. Më kishte marr shumë malli..."

Ndiqni episodin e plotë të intervistës ekskluzive me Blendi Salaj në youtube Class Media!