Zhaklin Lekatari, e ftuar në Inspire podClass nga Alketa Vejsiu, ka rrëfyer disa detaje nga jeta e saj personale, duke ndarë mesazhe me rëndësi për dëgjuesit.

E pyetur nëse ka tradhtuar ndonjëherë Zhaklina përgjigjet: 

"Po, kam tradhtuar! Edhe kam tradhtuar edhe më kanë tradhtuar. Unë nuk besoj tek fjalia: 'Once a Cheater, Always a Cheater!' Unë mendoj që njeriu në periudha të ndryshme të jetës, bën zgjedhje të ndryshme dhe nuk mendoj se tradhtia ka një arsye apo qëllim për të dëmtuar partnerin. Mund të jetë një problem që ne kemi me veten tonë dhe nuk e gjejmë zgjidhjen në marrëdhien në çift, as tek vetja jonë, por e gjejmë zgjidhjen jashtë."

Zhaklina ka shprehur se në këtë moment është e dashuruar!

Si një zë i fortë dhe pa censurë, Zhaklina mbi të gjitha e vendos theksin në dashurinë për veten. Një koncept që duhet të kultivohet në mënyrën e duhur tek djemtë dhe vajzat e reja.

Ndiqni episodin e plotë të intervistës: