'Mund të kthehem në Shqipëri', Klaudia Pepa zbulon planet e së ardhmes

Nga Class 27 February 2024

'Mund të kthehem në Shqipëri', Klaudia Pepa zbulon

Nëse realizohen projektet që ka në plan në bashkëpunim me koreografin mbarëbotëror, Daniel Ezralow, balerina Klaudia Pepa mund të kthehet në Shqipëri brenda vitit të ardhshëm. E ftuar këtë të hënë në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Pepa ka treguar më me detaje si është jeta e saj në Itali.

Blendi Fevziu: Si është jeta jote në Itali?

Klaudia Pepa: Një jetë normale dhe me impenjime artistike.

Blendi Fevziu: Të mungon familja?

Klaudia Pepa: Po, më mungon familja kthehem shumë shpesh për ata dhe ata vijnë shumë shpesh tek unë. Jam stabilizuar.

Blendi Fevziu: A do të kthehesh sërish në Shqipëri me ndonjë projekt?

Klaudia Pepa: Nuk e di për momentin, shpesoj që po. Kam 2-3 projekte dhe siç kam folur dhe me Daniel dhe të tjera, të cilat nëse realizohen, mund të kthehem në Shqipëri brenda vitit të ardhshëm.

Blendi Fevziu: Mirë se të vish, unë vetëm kaq mund të them!

Gjatë intervistës, Klaudia Pepa ka rrëfyer fillimet e saj në shtetin italian, për të cilat ka thënë se nuk kanë qenë aq të lehta, por falë talentit të saj ia ka arritur të shkëlqejë.

Blendi Fevziu: Si shkove në Itali?

Klaudia Pepa: Shkova për të bërë audicionin e “Amcit” dhe aty pastaj filloi jeta ime deri tani.

Blendi Fevziu: Sa i vështirë ka qenë integrimi në Itali?

Klaudia Pepa: Ka qenë pak i vështirë edhe sepse në fillim nuk isha shumë e mbështetur, por që besoj se talenti më ka ndihmuar. Ndoshta ishte aq i fortë saqë njerëzit mendonin më shumë talentin dhe vlerësohesha për të se sa nga vija unë.

Blendi Fevziu: A kishte paragjykime?

Klaudia Pepa: Po, kishte paragjykime, por besoj se e kapërceva si periudhë dhe si fakt. Tani jam e stabilizuar mirë. Jemi duke bërë projekte shumë të bukura dhe përveç baletit jam duke eksperimentuar si prezantuese, si aktore, kam bërë disa filma, 3 filma deri tani: 2 filma në role të vogla dhe një tjetër si protagoniste./tvklan.al

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon