Duke hyrë e diela e 31 Marsit akrepat e orës lëvizin 60 minuta para.
Prej dekadash, vendet e Bashkimit Europian aplikojnë orën dimërore, që nis të dielën e fundit të tetorit dhe orën verore që nis të dielën e fundit të marsit.
Ka pasur diskutime që ora të mos ndryshojë më, të qëndrojë vetëm ora verore, por ende nuk është marrë një vendim.