Pyetje: Së fundmi po dal me një djalë që më pëlqen. Ai është i sjellshëm, më do dhe kalojmë shumë mirë bashkë. Problemi është shoqëria ime. Më duket se ata nuk e pëlqejnë shumë dhe kur mblidhemi bashkë, është pak e sikletshme. Mendoj se ai e kupton këtë, ndaj nuk dëshiron të dalë me ta, gjë që e kuptoj. Të them të drejtën, as unë nuk kam dalë më me ta, sepse domosdo do të përmendet ai.

Nuk dua të tregohem e keqe, por e ndiej se ata duan që unë të zgjedh mes tyre dhe tij. Edhe më parë kanë hedhur fjalë se unë kaloj më shumë kohë me të dashurin. Mos ndoshta kjo mund të jetë dhe arsyeja pse s’e pëlqejnë? Por, mendoj se në fillime, është normale të kesh prioritet të dashurin. Më pëlqen se jemi të dhënë pas njëri-tjetrin, por nga ana tjetër nuk dua të humbas shoqërinë.  

Përgjigje: Dua të flas hapur me ty: Mendoj se ka një arsye pse shoqëria jote nuk e pëlqen të dashurin tënd, dhe mendoj se duhet t’ua vësh veshin. Shoqet të njohin më mirë dhe të duan të mirën. Nuk duhet të ndikohesh nga mendimi i tyre, por duhet të jesh kureshtare pse mbajnë atë qëndrim. Mendoj se shoqet e tua mendojnë se meriton më mirë ose mendojnë se ti po ndryshon. Ndoshta po pyet veten: A nuk ndryshojnë të gjithë kur lidhen? E po, jo. Thelbi është të gjesh dikë që të do për atë që je.

Ti mund të ndryshosh me një partner, por s’mund të ndryshosh për një partner.

Vë bast se ke ndryshuar për hir të të dashurit tënd, si për t’i treguar se e do. Vallë, ka bërë të njëjtën gjë? Vallë, ke bërë kompromis për gjëra të vogla apo për tharmin tënd?

Kohët e fundit, një shoqe doli me një djalë të çuditshëm, i cili nuk lëvizi as gishtin për të qenë pjesë e jetës së saj. Nuk u vu kurrë në ndonjë situatë të pakëndshme për hir të saj; ndërkohë, ajo i shkontë prapa, për t'u përshtatur me të. Nuk dilte kurrë me ne, medemek për të mos shpenzuar, pastaj dilte me shoqërinë e tij për të parë një sport që të gjithë e dinim se e urrente, dhe planifikonte udhëtime me ta.

Kur ai ishte jashtë qytetit ose i padisponueshëm, ajo kthehej në grupin tonë sikur asgjë të mos kishte ndryshuar. Përfundimisht, ata të dy u ndanë, falë Zotit, dhe ajo u është kthyer netëve me vajza dhe udhëtimeve me shoqërinë.

E gjen veten në ndonjë situatë të ngjashmë? Ke lënë margaritat të enjten mbrëma, për t’u përqafuar në divan me këtë djalë për të 16-tën herë? Ke zgjedhur hobit dhe interesat e tij më shumë sesa ai në lidhje me interesat e tua? Je përpjekur që të mos e shqetësosh kurrë?

Ai duhet të dojë të jetë pjesë e jetës tënde.

Sepse me mend çfarë? Ai duhet të dojë të jetë pjesë e jetës tënde. Nuk duhet të dojë që të ndryshosh. Nuk duhet të lësh pas dore jetën tënde për hir të lidhjes. Jo vetëm që është e pashëndetshme, izoluese dhe fyese për njerëzit që lë pas, por nuk të sjell ndonjë dobi. Nuk njoh askënd që është i lumtur duke e bërë këtë.

Sipas fjalëve të Beyonce: ‘Asgjë e vërtetë nuk mund të kërcënohet’. Mbaje jetën aq të mbushur, sa ishte përpara se të vinte ky djalë. Ai duhet ta dojë atë po aq sa ti.

Kujto përfundimin tragjik të Romeo and Zhulietës. Një dashuri që të konsumon, nuk është romantike, por tragjike. Nuk mundet jeta jote të rrotullohet rreth një personi, sado i mirë të jetë. Lidhjet duhet të të japin kënaqësi, jo dhembje koke.