Ka dy lloje njerëzish në këtë botë: Ata që mundohen të shmangin ish-in dhe ata që fantazojnë të përplasen me të.
Sipas astrologes Stina Garbis, shumë shenja të zodiakut mendojnë për vite me radhë për ish-in, por jo të gjitha duan ta shohin.
Ja, cilat janë këto shenja:
Dashi (21 mars – 19 prill)
Edhe nëse ka vite që është ndarë, Dashi gjithmonë do të fantazojë të përplaset me ish-in, sepse do të marrë fjalën e fundit.
Garbis thotë se, Dashi, si shenjë zjarri e sunduar nga Marsi, është gjatë gjithë kohës duke luftuar me ish-in në kokë. Mendon argumentet që çuan në ndarje dhe gjithçka që do të donte të kishte thënë.
Dashi shtiret para miqve sikur nuk do që ta shohë ish-in, por në të vërtetë e ka gati skenarin në kokë, nëse vjen momenti. Sipas Garbis, Dashi mund të duket i ashpër dhe i pashqetësuar, por brenda vetes do që ish-i t’i kërkojë falje.
Madje, mund të shkojë qëllimisht te lokali i preferuar i ish-it, për të rritur shanset.
Gaforrja (21 qershor - 22 korrik)
Si shenjë uji e sunduar nga hëna emocionale, Gaforrja e ka gjithmonë të vështirë të heqë dorë nga marrëdhëniet romantike. Ajo nuk do asgjë më shumë se të përplaset me ish-in dhe në mënyrë të pandërgjegjshme mendon për të gjithë ditën, çdo ditë.
Sipas Garbis, Gaforrja do të kërkojë me sy makinën e ish-it dhe do të kthehen për të parë çdo njeri që kalon, për t’u siguruar që nuk është ish-i. Madje, mund të kërkojë me qëllim, si për shembull, duke kaluar para punës së ish-it.
“Ka njëfarë paniku pas ndarjes, e ngjashme me ankthin”, - thotë ajo. Dhe kjo ia vështirëson punën për të ecur para. Nuk do të dijë çfarë të bëjë nëse e sheh vërtet ish-in.
Në vend të një ribashkimi romantik përrallor, Gaforrja ndoshta do të fshihej pas shokut ose në banjë derisa ish-i të largohej. Tronditja e të parit të ish-it ka të ngjarë ta shkundë nga fantazia dhe t’ia bëjë më të lehtë për të ecur para.
Peshorja (23 shtator - 22 tetor)
Kur një Peshore vishet, ka gjithmonë ish-in në mendje, thotë Garbis. Peshores i pëlqen të jetë gati për çdo moment të mundshëm, prandaj vishet dhe kur shkon në një vend të thjeshtë si ‘7-Eleven’.
Si një shenjë e sunduar nga Venusi, Peshorja pret të jetë e dashur në çdo kohë. Nuk mund ta kuptojë pse dikush ndahet me të, ndaj do t’i tregojë ish-it se çfarë ka humbur.
Peshorja mban vesh festat apo eventet ku mund të marrë pjesë ish-i dhe kontrollon rrjetet sociale për të parë se ku mund të shkojë më pas. Dhe kur të krijohet mundësia mund të hyjë me një partner të ri dhe tërheqës në krah. Në këtë mënyrë do t’i dëshmojë se është mirë dhe pa të.