Pas një pritjeje të gjatë, talent-show-i më i dashur në Shqipëri, “X Factor Albania”, u rikthye në rrugëtimin e tij në edicionin e 5-të duke marrë vëmendjen e miliona shqiptarëve dhe duke spikatuar talente të padiskutueshme.
Spektatorët janë mbërthyer në magjinë e këtij shoë të mrekullueshëm, duke shfaqur mbështetjen e tyre në rrjetet sociale, e jo vetëm. Teksa gara ende vijon për 7 konkurrentë, karriera artistike sapo ka nisur për të tjerët që janë larguar.
16 finalistë prekën skenën e madhe të netëve Live në TV Klan. E pavarësisht largimit, secili prej tyre ka lënë gjurmë me zërin e veçantë në këtë talent-show duke çelur siparin e një karriere të gjatë në botën e muzikës.
Kanë kaluar vetëm pak javë nga largimi i tyre dhe tashmë kemi të reja nga disa prej ish-konkurrentëve finalistë.
Kështu, Borana Xhemali ka publikuar këngën e saj të re me titull “S’je”.
View this post on Instagram
Gent Disha nga ana tjetër ka paralajmëruar publikimin e një kënge që vjen shumë shpejt, pa zbuluar ende një datë publikimi.
View this post on Instagram
Luna Çausholli po punon jo për një këngë por për një album. Madje, së fundmi në mediat sociale ka paralajmëruar edhe një surprizë me mikeshën e saj dhe ish-konkurrenten Kejsi Jazxhi.
Lajme të mira edhe nga Aldo Prendushi, i cili është kthyer në një sensacion në TikTok me coverat e tij shumë të suksesshëm. Po ashtu, edhe Aldo po punon për një surprizë.
View this post on Instagram
‘X Factor Albania’ është një hap i rëndësishëm drejt karrierës artistike të gjithë konkurrentëve, duke shërbyer si një akademi për të ekspozuar talentet e tyre përpara një audience të gjerë.