Nga pushimet e ëndrrave në një makth të vërtetë.

Këtë ‘aventurë’ e ka rrëfyer çifti Jay dhe Jill Campbell, të cilët kanë treguar për ‘KSNB4’ si edhe sot e kësaj dite janë të bllokuar në ishull pa para dhe pa ndihmë, së bashku me 6 turistë të tjerë. Ata u braktisën në bregun e ishullit São Tomé, në Afrikën qendrore, nga anija turistike.

Ne po vizitonim ishullin, por pastaj patëm një problem dhe nuk u kthyem në kohë. Ishim të bindur se do të ktheheshin për ne, sidomos duke ditur që mes nesh ishte një grua shtatzënë, por nuk u kujtua njeri. Sot e kësaj dite kemi ngecur këtu, - tha çifti i moshuar Campbell.

Pasi kuptuan që ekuipazhi nuk po kthehej, vizitorët u përpoqën të kontaktonin me rojën bregdetare për ndihmë, por anija nuk pranoi të kthehej për ta. Si përfundim, tani kanë mbetur në ishull pa sendet personale, pa para dhe pa ilaçe, të cilat mbetën në kabinat e tyre.

Kompania Norvegjeze ‘Cruise Line’ deklaroi qëndrimin e saj për incidentin:

‘Pasditen e 27 marsit, tetë pasagjerë, që ishin në ishull, vetëm ose me guidë private, humbën mundësinë e fundit për t’u kthyer në anije. Ata nuk respektuan orarin e nisjes, që ishte caktuar në orën 15:00. Është përgjegjësia e tyre që të kthehen në anije në orarin e caktuar, që është komunikuar përmes radios në anije, komunikimet e përditshme dhe gjithashtu postohet pak para zbarkimit nga anija. Ne jemi në kontakt me ta dhe do të japim më shumë informacione sapo të kemi.’