Tërmet i fuqishëm ra në Tajvan, më i forti në 25 vjet. Tërmeti ishte me magnitudë 7.4 dhe tronditi bregun lindor të ishullit, duke rrëzuar ndërtesa, duke shkaktuar rrëshqitje dheu si dhe duke vrarë të paktën katër persona.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, tërmeti ra në orën 7:58 të mëngjesit me orën lokale 18 kilometra (11 milje) në jug të qytetit Hualien dhe në një thellësi prej 34.8 kilometrash (21 milje). Ai u pasua nga disa pasgoditje të forta me lëkundje që u ndjenë në të gjithë ishullin.
Agjencia Kombëtare e Zjarrit të Tajvanit tha se të paktën katër persona u vranë dhe 57 të tjerë u plagosën nga tërmeti. Vdekjet ndodhën në kontenë Hualien, ku mes të vrarëve është dhe një alpinist. Zyrtarët ende po mbledhin informacione për viktimat, tha AKU.
Gjithashtu, janë raportuar dëme të mëdha, njerëz të bllokuar në ndërtesat e shembura në kontenë Hualien, mijëra shtëpi pa energji elektrike dhe një autostradë kryesore përgjatë bregut lindor e zënë në trafik për shkak të rrëshqitjeve të dheut dhe shkëmbinjve, sipas zyrtarëve tajvanezë.
Zëdhënësi i Administratës Qendrore të Motit të Tajvanit paralajmëroi se pasgoditje të fuqishme deri në magnitudë 7 pritet të ndodhin deri në fund të javës.
Tërmeti shkaktoi paralajmërime fillestare për cunami në Tajvan, Japoninë jugore dhe Filipine, me dallgë më pak se gjysmë metri të vëzhguara përgjatë disa brigjeve dhe duke nxitur linjat ajrore të pezullojnë fluturimet. Megjithatë, të gjitha paralajmërimet për cunami u hoqën më vonë.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në Tajvan, personeli ushtarak është dërguar për të ofruar ndihmë. Shkollat dhe vendet e punës u pezulluan kur pasgoditjet goditën ishullin.
Në Tajvan bien rregullisht tërmete për shkak të vendndodhjes në Unazën e Zjarrit të Paqësorit , i cili kalon rreth skajit të Oqeanit Paqësor dhe shkakton aktivitet masiv sizmik dhe vullkanik nga Indonezia në Kili.
Tërmeti i së mërkurës është më i forti që ka goditur Tajvanin që nga viti 1999 , sipas Administratës Qendrore të Motit. Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.7 ballë goditi 93 milje (150 kilometra) në jug të Taipeit, duke vrarë 2,400 njerëz dhe duke plagosur 10,000 të tjerë.