Arsyeja pse Paris Hilton dhe Carter Reum nuk postojnë fotografitë e vajzës së tyre London

Nga Class 3 April 2024

Arsyeja pse Paris Hilton dhe Carter Reum nuk postojnë fotografitë e

Paris Hilton dhe bashkëshorti i saj, Carter Reum treguan pse kanë zgjedhur të mos i postojnë fotografitë e vajzës së tyre katër muajshe, London.

Paris Hilton ka një arsye mjaft të thjeshtë: nuk janë ende gati të shpërndajnë fotografitë e vajzës së tyre në internet.

Carter u përgjigj një fansi që kërkonte të shihte fotografitë e së voglës, në ‘Instagram’, në 31 mars: ‘Nuk jemi gati ta ndajmë me botën, por është e adhurueshme, njësoj si e ëma’.

Por dëshira e Parisit për ta mbajtur familjen sa më private nuk është asgjë e re. Në fakt, 43-vjeçarja është treguar e sinqertë, duke thënë se dëshiron që jeta e saj personale të mbetet personale.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon