Tërmeti me magnitudë 4.8 goditi Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara të premten në mëngjes, duke shkaktuar lëkundje nga Nju Yorku deri në Boston.
Kathy Hochul, guvernatorja e Nju Jorkut, tha se tërmeti u ndie në të gjithë shtetin.
'Ekipi im po vlerëson dëmet që mund të kenë ndodhur. Do ta përditësojmë publikun gjatë gjithë ditës', - shkroi ajo në X.
Deri më tani raportohet se nuk ka të lënduar.