Blake Lively së shpejti në ekran!

Bazuar në librin me po të njëjtin titull, filmi bëhet fjalë për Lilin, një vajzë që shpërngulet në një qytet të ri pas diplomimit, ku takon dhe bie në dashuri me Rajlin. Por lumturia e saj nuk zgjat shumë. Kur ajo ndihet e lumtur, ish-i dashuri shfaqet papritur, duke tronditur gjithçka që ka krijuar me Rajlin.

Me sa duket Lively është më shumë se gati për të hyrë në rol. Pas njoftimit të 26 janarit, aktorja ndryshoi ngjyrën e flokëve, nga bionde në një nuancë më të errët.

Si është historia e ‘It Ends With Us’?

Filmi bëhet fjalë për Lilin, një vajzë që shpërngulet në një qytet të ri pas diplomimit, ku takon dhe bie në dashuri me Rajlin.

Ndonëse Rajli nuk ishte i gatshëm për lidhje, Lili është përjashtim nga rregulli i neurokirurgut 'nuk ka lidhje romantike'. Sapo ata afrohen më shumë me njëri-tjetrin, ish-i dashuri i Lilit shfaqet duke përmbysur gjithçka.

'It Ends With Us' është botuar në 43 gjuhë, gjithashtu edhe në shqip titulluar 'Mbaron me ne'. Është bestseller nga autorja Colleen Hoover.

Kush është kasti i filmit ‘It Ends With Us’?

Vetë Hoover-i njoftoi përmes ‘Instagram’-it se kush do të jetë pjesë e kastit të filmit.

Lilin do ta luajë Blake Lively. Ajo është Lili i ëndrrave të mia!’, - shkruan ajo.

Gjithashtu, zbuloi se Rajlin do ta luajë Baldoni.

Thjesht mendova se ai ka gjithçka që duhet për të luajtur këtë personazh. Pra, tashmë kemi Lilin dhe Rajlin tonë.

Disa ditë më vonë, Deadline raportoi se Jenny Slate i ishte bashkuar kastit të aktorëve, në rolin e Alisias, motrës së Rajlit.

Përzgjedhja e protagonistëve duket se nuk është pritur mirë për shkak të moshës së tyre, më të mëdhenj sesa personazhet në libër.

Hoover-i u kundërpërgjigj duke thënë se zgjodhi aktorë më të pjekur, sepse kishte gabuar duke përzgjedhur personazhe të rinj në libër.  

Unë nuk e dija që neurokirurgët shkonin 50 vjet në shkollë, - tha ajo. – Nuk ka neurokirurg 20-vjeçar.’

Gjithashtu, në janar u raportua se skuadra ka përzgjedhur homologët më të rinj të Lively dhe Baldonit, të cilët janë Isabela Ferrer si Lili e re dhe Alex Neustaedter si Atlasi i ri.

Kur do të publikohet?

Ndonëse filmi ishte caktuar të publikohej në kinema me 9 shkurt 2024, PEOPLE konfirmoi në fillim të vitit 2024 se premiera ishte shtyrë. Ndaj, filmi do të shfaqet në 21 qershor 2024.