Deti Jon, bregu i pastër dhe magjepsës në Dhërmi tërheq vëmendjen e mijëra turistëve çdo vit, të cilët kanë mundësi të shijojnë jo vetëm bukuritë natyrore, por edhe të ndjejnë kënaqësinë e shërbimit dhe argëtimit në hotele, bare dhe restorante.
Midis dhjetra alternativave për të zgjedhur destinacionin e këtij viti në Dhërmi, Class Explore ka përzgjedhur për të sjellë në vëmendjen tuaj 5 hotelet që përmbushin një eksperiencë ideale pushimesh në këtë destinacion të bregdetit shqiptar.
Bardhësi, gjelbërim, det, freski, pastërti, qetësi, përkëdhelje...Po!
Eksperienca e pushimit në Abonora Drymades është një përkëdhelje për veten dhe njerëzit e tu të dashur. Arkitektura dhe dizajni i këtij hoteli është një nga elementet më të dashur për vizitorët.
Midis qindra përshtypjeve në web dallohet shpesh fjalia: 'U ndjeva si në shtëpi...'
Ajo që dallohet lehtësisht në Abonora është krijimi i lidhjeve kuptimplota nderpersonale me klientët, përmes shërbimit cilësor dhe përkushtimit në detaje.
Në total janë 16 dhoma, të arreduara me një stil mesdhetar, me nuanca neutrale, mobilje druri dhe shtretër të rehatshëm. 13 prej tyre janë me pamje nga deti, nga ku mund të shijoni perëndimin e diellit.
Abonora ka shumë shërbime si Gelateria ,me një mori zgjedhjesh akulloresh dhe pasta te këndshme, pishinë të projektuar me mjeshtëri dhe një bar longue në çati.
Një përvojë autentike pushimesh verore që fillon me check-in dhe përfundon në check-out!
Hotel Abonora është pjesë e Grupit Ionian, një kompani me bazë ne rajonin jugor të Shqipërisë,me mbi një dekadë eksperiencë në Hotele, F&B dhe Real Estate.
Qëllimi i tyre kryesor është të krijojnë një ekosistem turistik për klientët.
View this post on Instagram
Një koncept modern në brigjet e detit Jon!
Nassau është një nga aksesorët më të bukur në Dhërmi me stilin elegantë dhe të sofistikuar që ofron.
Për ju që nuk e dini Nassau është kryeqyteti i Bahamas, i njohur si vendi që të jep kënaqësinë më të lartë të pushimeve në botë.
Ngjyrat, arredimi, shërbimi, atmosfera të japin idenë e një eksperience në Bahamas. Nassau është vlerësuar gjithnjë për organizimin e eventeve me muzikë përgjatë sezonit veror, kur mijëra të rinj shijojnë muzikën dhe pijet e shërbyera nga perfesionistë të kokteileve.
Një tjetër arsye pse shumë njerëz u tërhoqën nga Nassau vitin e kaluar ishte hapja Baha Restaurant. Një vend të të krijon një energji të mirë përmes stilit të dizajnit dhe shijes së ushqimit.
Në albumin tuaj të verës, me siguri fotot me kujtimet më të bukura do të jenë në Nassau!
View this post on Instagram
Në vendosëm që në këtë artikull për 5 nga hotelet më të veçantë në Dhërmi të përfshijmë një destinacion për ata pushues që kërkojnë shërbim ultra të dedikuar dhe një komoditet që mund të përjetohet vetëm në një Boutique Hotel, i konceptuar vetëm për +16 vjeç.
Beyond është një nga hotelet më të reja në Dhërmi, i një standarti të lartë në shërbim.
Pamje frymëmarrëse dhe ambjente me pishinë private nga ku mund të shijoni peizazhin e detit dhe perëndime që mbeten gjatë në mendjen tuaj!
Beyond është kujdesuar në përzgjedhjen e stafit, për të krijuar një komoditet ekskluziv.
Pastërtia dhe komoditeti i dhomave janë dy nga elementët më të vlerësuar nga vizitorët e hotelit.
Një destinacion që ofron mundësinë e një plazhi të qetë, me shezlongë të rehatshëm dhe shërbim pijesh të një standarti të lartë. Të gjitha këto me kosto të arsyeshme. ;)
View this post on Instagram
Një destinacion ikonë në Dhërmi!
Aty ku bukuria mahnitëse e natyrës takohet me ujërat e pastër të pishinave në Empire Beach Resort.
Një atmosferë e këndshme, e ndërthurur me shumë elementë që çdokush gjen kënaqësinë përgjatë një sezoni veror.
Pavarësisht nëse jeni në kërkim të qetësisë apo argëtimit, është e pamundur të mos kaloni një ditë të gëzueshme në plazhin e Empire ku mbizotërojnë ritme argëtuese. Gjatë ditës, lexoni librin tuaj pranë pishinës ose provoni një cocktail.
Për ata që janë gjithnjë të uritur, në çdo moment të ditës gjeni variantë të ndryshme ushqimesh.
Në vlerësimet me 5 yje të këtij resorti, një rol të rëndësishëm kanë gatimet nga kuzhinierë të njohur në restorantin Sanur.
Imagjinoni një pasdite, përgjatë perëndimit të diellit teksa shijoni sushi-t speciale dhe bisedat mes miqsh.
View this post on Instagram
Filozofia e “La Brisa-s” është t’i japësh vetes luksin për të shijuar, për të pushuar dhe për t’u arratisur nga gjithçka që na ngarkon gjatë rutinës sonë.
Kjo dallohet që nga çadrat dhe shezlongët me ngjyrë të bardhë, minimalistë e të rehatshëm që të qetësojnë sytë që në minutat e para.
Ky hotel është një nga destinacionet që e ka të mirëmenduar në detajin më të vogël për t’i mirëpritur krahëhapur familjet me fëmijë. Duke nisur që nga pishinat family –friendly, tek ushqimet dedikuar të vegjëlve, e deri tek ambjentet me lojëra nga më të ndryshmet.
Shumë detaje ju presin për të eksploruar në La Brisa, që nga shija e gatimeve, masazhet relaksuese me ekspertet filipineze, klasat e yoga-s, meditimit, e deri tek ambjentet e përshtatura posaçerisht për të vegjëlit tuaj.
Rezervo tani!
View this post on Instagram