Me sa duket Princ Harry vazhdon të qëndrojë i distancuar.

Raportohet se ai ka refuzuar ftesën e Mbretit Charles për të qëndruar në rezidencën mbretërore gjatë udhëtimit të tij në Londër.

Duka e Sussex, i cili para se  të hiqte dorë nga detyrat mbretërore në vitin 2020, jetonte në ‘Frogmore Cottage’ me bashkëshorten e tij, Meghan Markle, zgjodhi të qëndronte në hotel, sipas korrespondentit mbretëror Roya Nikkhah.

Harry mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar më 7 maj për 10-vjetorin e Lojërave Invictus, që u organizuan në Katedralen ‘St. Paul’.

Para disa ditësh ai konfirmoi nëpërmjet përfaqësuesit të tij, se i ati nuk do të mund të takohej me të gjatë udhëtimit 4 ditor jashtë vendit.

Për të gjithë ata që kanë pyetur dhe spekuluar nëse Duka do të takohet apo jo me babanë e tij gjatë qëndrimit në MB këtë javë, për fat të keq nuk do të jetë e mundur për shkak të Madhërisë së Tij.

Sipas raportimeve për Page Six se Princ Harry ftoi anëtarët e tjerë të familjes mbretërore për Lojërat Invictus. Megjithatë, ata nuk u bënë pjesë për shkak të tensioneve mes tyre.

Kunata e Princ Harry-t, Kate Middleton, vazhdon të qëndrojë larg syrit të publikut teksa i nënshtrohet trajtimit të kancerit.

Sa i përket Princ William-it, konfliktet e tyre vazhdojnë, pasi kanë më shumë se një vit që nuk flasin, pas publikimit të kujtimeve të Dukës në vitin 2023, ‘Spare’.

Megjithatë, Princ Harry u prit krahëhapur nga familja e nënës së tij, Princeshë Dianës, pasi disa prej tyre morën pjesë në Lojërat Invictus.

Reporterët thonë se ai u përqafua nga xhaxhai i tij Earl Spencer dhe tezja Lady Jane Fellowes në evenimentin e së mërkurës.