
Nëse jeni dëgjues të muzikës shqiptare me siguri këto muaj e keni pyetur veten "Po Mozzik ku është?". 
Reperi, një nga figurat më të komentuara e të zhurmshme në showbiz, këtë vit ka qenë larg vëmendjes, pa zhvillimet personale e mbi të gjitha pa prurje të reja në muzikë.
Kënga e fundit? 6 muaj më parë. 9 nëntor 2023. "Zani". 
Po ashtu, edhe në mediat sociale ka qenë herë aktiv e herë larg tyre.
E  nëse doni të dini nga ka qenë e ç'ka bërë Gramoz Aliu a.k.a Mozzik këto kohë, përgjigjen e morëm sot. 
Në Instagram, artisti ka treguar se ka punuar për një album të ri, i cili përmban 20 këngë. Ai e cilëson si albumin "më të fortë në Shqiptari", por pa dhënë detaje.

Ky do jetë albumi i tij i katërt, pas "Mozzart", "Lamboziki" dhe "No rich parents" ft Loredana.

 
                                     
                                     
                                     
                                    