Kanë 2024: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Nga Class 16 May 2024

Kanë 2024: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në 'Festivalin e Filmit në Kanë 2024' është se si mund të bësh një pakt me djallin dhe të ndalosh kohën. Në fakt, elita e kinemasë, e cila ka zbarkuar në tapetin e kuq magjepsës në Cote d'Azur, nuk mund të mos ndalet dhe t'i japë skenën supermodeles.

Në premierën e 'Furiosa: A Mad Max Saga', yjeve të ndryshëm të Hollywood iu desh të ngrinin supet dhe të pranonin të binin në hije nga supermodelja që u shfaq në tapetin e kuq me atë hap që e bëri të famshme dhe të pavdekshme.

Kanë 2024: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe

Një zgjedhje vintage për Naomi Campbell e cila për këtë rast zgjodhi një veshje Chanel Haute Couture nga koleksioni Vjeshtë-Dimër 1996/97 i kuruar nga drejtori kreativ i atëhershëm Karl Lagerfeld. Një fustan i gjatë me një fund stil sirenë, i cili nga beli e poshtë alternon shirite të zeza me të tjera në tyl të butë transparent dhe për ta bërë gjithçka edhe më të çmuar, perla mbi supe.

Megjithatë ka një detaj që e bën pamjen edhe më interesante: fustani në fjalë ishte veshur nga Naomi Campbell gjatë prezantimit të koleksionit.

Në të vërtetë, jo të gjithë mund të riveshin një fustan që debutoi në pasarelë, me vetëm një ndryshim të vogël, 30 vjet mëvoneë (për të qenë të saktë 28).

Megjithatë, përveç këtij detaji të vogël, shumë pak, në mos asgjë, ndryshon nga e djeshmja dhe sot, duke treguar se si koha ka ndalur përfundimisht për të. Dhe tani e dimë edhe kur... pra në vitin 1996.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Revista | CLASS | MAGAZINE (@revistaclass_)

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon