U tha se ishte në gjendje kritike për jetën. Reagon Fedez.

Nga Class 21 May 2024

U tha se ishte në gjendje kritike për jetën. Reagon Fedez.

Pas aludimeve dhe lajmeve të shumta se reperi italian ishte në gjendje kritike për jetën, Fedez zgjodhi të sqaronte njëherë e mirë situatën me anë të një ‘Instastory’.

Të hënën, më 20 maj ai shkroi se ishte i befasuar nga raportimet për vdekjen e tij dhe tha se kishte qenë në një spital në Milano në fundjavë për një problem të vogël dhe nuk ishte shtruar në spital, pasi duhej të largohej për një paraqitje televizive.

Përshëndetje të gjithëve, doja t'ju siguroja se jam mirë. Kisha disa probleme këtë fundjavë, por asgjë serioze. Nuk e di pse po thonë se po vdes, - shkroi ai.

U tha se ishte në gjendje kritike për jetën. Reagon Fedez.

Fedez kishte anuluar pjesëmarrjen e tij në programin e prezantuesit Alessandro Cattelan, të transmetuar në Rai2, për shkak të problemeve shëndetësore.

Por siç bën të ditur stafi i tij, ka qenë në urgjencë, por nuk ndodhet në spital.

Rikujtojmë se në fillim të këtij viti Fedezi kaloi një periudhë lufte me kancerin dhe depresionin.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon