Alarmante: Koreja e Veriut hedh balona me plehra në Korenë e Jugut

Nga Class 29 May 2024

Alarmante: Koreja e Veriut hedh balona me plehra në Korenë  e Jugut

Koreja e Veriut ka hedhur gati 260 balona me mbeturina në Korenë e Jugut. Për shkak të këtij veprimi, autoritetet kanë lajmëruar banorët të qëndrojnë brenda.

Gjithashtu, ushtria e Koresë së Jugut paralajmëroi banorët të mos i preknin balonat dhe qeset e lidhura me to, sepse janë plehra.

Balonat janë gjendur në 8 nga 9 provincat e Koresë së Jugut dhe po analizohen.

Alarmante: Koreja e Veriut hedh balona me plehra në Korenë  e Jugut

Edhe Koreja e Veriut, edhe ajo e Jugut kanë përdorur balona në fushatat propagandistike që nga Lufta Koreane në vitet 1950.

Ushtria e Koresë së Jugut deklaroi se po hetonte balonat për ndonjë fletëpalosje propagandistike nga Koreja e Veriut. Incidenti i fundit ndodhi disa ditë pasi Koreja e Veriut tha se do të merrte masa në përgjigje të aktivistëve nga Koreja e Jugut që shpërndanin fletëpalosje dhe materiale të tjera në zonat kufitare.

Banorët që jetojnë në veri të kryeqytetit të Jugut, Seul dhe në rajonin kufitar morën mesazhe nga autoritetet, të cilët u kërkonin që të mos bënin aktivitete në natyrë. Gjithashtu, iu kërkua të paraqisnin një kallëzim në bazën ushtarake ose stacionin policor më të afërt nëse dallonin objekte të paidentifikuara.

Fotografitë e shpërndara në mediat sociale tregojnë qese të lidhura me fije te balonat e bardha, të tejdukshme. Brenda tyre kishte letër higjienike, mbetje të tjera dhe bateri.

Alarmante: Koreja e Veriut hedh balona me plehra në Korenë  e Jugut

Agjencia e lajmeve e Koresë së Jugut “Yonhap” raportoi se disa nga balonat kishin edhe jashtëqitje, bazuar nga ngjyra dhe aroma e keqe.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon