Jemi në prag të Euro2024 dhe sytë e gjithë shqiptarëve janë nga Gjermania ku zhvillohet kampionati më i madh kontinental. Djemtë tanë mbërritën ditën e djeshme teksa ndeshjen e parë e zhvillojnë të shtunën më 15 qershor ndaj Italisë.
Të gjithë jemi në mbështetje të tyre dhe urojmë përfaqësim sa më dinjitoz. Mirëpo, në spotlight bashkë me jetën e tyre profesionale, është edhe ajo personale. Interesi i tifozëve është i madh dhe ndaj ne do sjellim një ndërthurje të të dyja aspekteve.
Ditën e sotme do ju njohim me partneren e Ernest Muçit. Partnerja e tij është një bukuroshe bjonde, e cila vjen po ashtu nga bota e sportit.
Jo nga futbolli.
Ajo është basketbolliste dhe luan me klubin e Tiranës, me të cilin fitoi titullin kampion për vajza pak kohë më parë.
Kemi mësuar se çifti kanë një lidhje mbi 5-vjeçare, që nga periudha e gjimnazit, dhe njerëz pranë tyre na e përshkruajnë si një lidhje të konsoliduar dhe të fortë.
Partnerja e Muçit është mbështetësja e tij më e madhe, ashtu si edhe ai i saji, e tani jeta e saj është mes Tiranës dhe Turqisë, pas transferimit të Muçit te Besiktas.