Të hash një burger dhe të mos ndihesh në faj se je kequshqyer apo se ke marrë kalori të dëmshme në trup!
Ndërsa njerëzit bëhen gjithnjë e më të vetëdijshëm për ndikimin e zgjedhjeve të tyre dietike në shëndetin e përgjithshëm, ata kërkojnë opsione që përputhen me qëllimet e tyre të shëndetit.
Për këtë arsye ne po sjellim në vëmendjen tuaj DELIBROS Restaurant, në zemër të Tiranës.
Një destinacion i ri, por i njohur me ritme të shpejta. Kjo për 3 arsye kryesore, të verifikuara nga Class Explore:
1. Transmeton një koncept të qartë mbi Burger-at e shëndetshëm
Ky fakt nuk qëndron vetëm në kontekstin e marketimit të produktit. Çdokush nga ju mund ta verifikojë lehtë përbërjen nga ingredientë të shëndetshëm. Ju e shijoni burgerin dhe zgjedhjet e tjera që keni bërë për ta shoqëruar dhe në fund nuk ndjeni aspak një stomak të rënduar, por ju mbetet një shije e mirë dhe e kënaqshme.
Class Explore, gjatë vizitës në ambjentet e Delibros, pranë Stadiumit Dinamo, pati mundësinë të njihej me themeluesin e këtij restoranti, Artin, i cili transmetonte dëshirën dhe pasionin për të krijuar vlera në atë çfarë shërbente, duke sjellë një lloj revolucioni në konceptin e burgerave 'si një ushqim i pa shëndetshëm'.
View this post on Instagram
2. Menuja e pasur me ingredientë
Konfuziteti më i këndshëm që një njeri mund të përjetojë gjatë një dite është 'të vendosë se çfarë do të zgjedhë nga menuja. Gjatë vizitës tonë për t'u njohur me çdo detaj të këtij restoranti, u përballëm me një gamë të gjerë përbërësish të shëndetshëm.
Ne zgjodhëm 'Tangerllëk' dhe 'Super Vegetarian Burger'!
Kombinimet krijuese në menunë Delibros kanë bërë që këta burgera të shëndetshëm të jenë po aq të këndshëm dhe të shijshëm sa homologët e tyre tradicionalë, madje thesksojmë sërish ndjesinë e mirë pas konsumimit.
Ky ekuilibër midis shijes dhe shëndetit i bën klientët të rikthehen.
View this post on Instagram
3. Prindërit janë më të lumtur në Delibros
Për herë të parë në vendin tonë fëmijët mund të fiksohen me një burger me ingredientë të shëndetshëm, që në mënyrë të përveçme ata nuk kanë dëshirë ti konsumojnë.
Burgeri Vegetarian ka ingredient kryersor në përbërje: thjerrëza, bollgur, selino. Mënyra e kombinimit bën që fëmijët dhe të rriturit ta shijojnë dhe të marrin vlera ushqyese në formën më të mirë.
Një tjetër fakt check për Delibros, është kuzhina e hapur dhe transparente me një staf profesional dhe të kujdesshëm. Në përgjithësi ne jemi mësuar që në vende ku konsumojmë burger të ndjejmë aromëm e fortë të vajit të skuqur, sidomos në kuzhina të hapura, por në Delibros nuk ndodh!
Ju mund të shijoni ambjentin e këndshëm brenda ose jashtë dhe të përjetoni një eksperiencë të mirë me familjarët apo miqtë tuaj në Delibros.