Nëna e Çiljetës rrëmben vëmendjen me komentin e saj pas triumfit të Dijonis Bibës në Ferma VIP

Pas një udhëtimi të gjatë dhe plot sfida në "Ferma VIP", Dijonis Biba ka dalë triumfues në finalen përballë Florian Agalliut. Sfida finale e përballi Dijonisin me Florianin në një televotim , ku publiku e shpalli Dijonis fituesin e këtij sezoni të parë të 'Ferma VIP'. Ky moment kulminant u prit me entuziazëm të madh nga fansat dhe ndjekësit e spektaklit, të cilët vërshuan në rrjetet sociale me urime dhe mesazhe për Dijonisin.
Fansat, miq, dhe ish-fermerë të Ferma VIP nuk vonuan të shprehin gëzimin e tyre për fitoren e tij. Ndër urimet e shumta, një koment i veçantë tërhoqi vëmendjen e publikut. Nëna e Çiljetës, një nga konkurrentet më të forta të këtij sezoni, la një mesazh urimi për Dijonisin. "Urime Dijonis", shkroi ajo.
Duhet ta pranojmë komente të tilla mungojnë në reality-showt shqiptare.




