Pas shumë përpjekjeve të pasuksesshme ndër vite, më në fund shkencëtarët pohojnë se kanë filluar të shohin përparime në krijimin e metodës kontraceptive për burrat, që është afatgjatë, por edhe i kthyeshëm.

Bëhet fjalë për një xhel, me të cilin burrat duhet të masazhojnë një herë në ditë shpatullat. Me kalimin e kohës, xheli ndalon prodhimin e spermës në testikuj.

Por ky efekt mund të zhbëhet pas ndalimit të përdorimit të xhelit, brenda dy ose tre muajve, duke i lejuar individët të rifitojë aftësinë riprodhuese.

Këtë e kanë dëshmuar edhe një pjesë e madhe e pjesëmarrësve në eksperiment, të cilët u bënë baballarë pasi ndaluan së përdoruri xhelin.

Xheli është krijuar nga “Instituti Kombëtar i Shëndetit dhe Këshilli jofitimprurës i popullit” dhe mund të krahasohet me kontraceptivët oralë që përdoren zakonisht nga gratë.

Xheli përmban dy hormone: nestoron, një progestin dhe testosteron, që është hormoni seksual mashkullor. Nestoroni vepron për të ulur prodhimin e testosteronit në testikuj dhe si pasojë pengohet formimi i spermës.

Por testosteroni shërben për shumë funksione në trup: është përgjegjës për mirëmbajtjen e muskujve dhe dëshirën seksuale. Xheli zëvendëson mjaftueshëm për t'i mbajtur ata të shëndetshëm, por jo aq shumë, sa të prodhojnë mjaftueshëm spermë për të lënë dikë shtatzënë.

Që nga viti 2005, studiuesit kanë punuar për të rregulluar dhe përsosur sasinë dhe forcën e xhelit. Në provën më të fundit, ku bënë pjesë më shumë se 300 çifte, ata besojnë se më në fund e kanë arritur ekuilibrin dhe efektivitetin e duhur të xhelit për qëllimin e synuar.  

Burrat paralajmërohen se mund të përjetojnë një sërë efektesh anësore nga xheli, si lëkura e thatë ose e yndyrshme, rritjen ose uljen e dëshirës seksuale, rritjen ose humbjen e flokëve dhe ndryshimet e humorit.

Ky është një hap i madh përpara. Tani për tani, opsionet e vetme për të parandaluar shtatzëninë për burrat, janë prezervativët, të cilët shpeshherë dështojnë, dhe vazektomia, një procedurë kirurgjikale që mund të jetë e vështirë për t'u zhbërë.

Nëse studiuesit marrin thirrjen e FDA-së për një provë, ata shpresojnë të fillojnë fazën përfundimtare të testimit në vitin 2025. Do të duhen edhe disa vite të tjera. Wang tha se ndoshta do ta zgjerojnë studimin në më shumë vende dhe do të marrin në shqyrtim më shumë çifte.

Dr. Brian Nguyen, një obstetër-gjinekolog në Universitetin e Kalifornisë Jugore, mezi pret që xheli të dalë në treg dhe të sjellë një epokë të re të barazia gjinore në kontrollin e lindjes.