"Kemi dy projekte!" Eduart Grishaj flet për rikthimin e tij dhe Arbanës në ekran: Do bëjmë një super spektakël

Nga Class• 13 July 2024

"Kemi dy projekte!" Eduart Grishaj flet për rikthimin e tij dhe

Eduart Grishaj premton një super spektakël me rikthimin e tij dhe të Arbana Osmanit në ekran.

Në një intervistë të fundit me RTV Dukagjini, regjisori ka treguar se në sezonin e ri do rikthehen me dy projekte: filmin që sapo ka xhiruar dhe në televizion me një program të ri.

I pyetur nëse do jetë “Big Brother” apo ndonjë show tjetër, ai premtoi se do jetë një super spektakël. Si duket çifti e paska vendosur tashmë se çfarë do i rikthejë në televizion pas pauzës njëvjeçare.

“Ne do rikthehemi në ekran me dy projekte. Me një film që unë sapo mbarova xhirimet. Është një film që flet për emigracionin, shqiptarët që kanë ikur dhe duan të ikin nga Shqipëria. Do rikthehemi edhe në televizion, pra do rikthehemi fuqishëm. Kishim nevojë për këtë pauzën për tu rikthyer. Do bëjmë një super spektakël.”

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon