Aktorja e njohur Erica Ash ndahet nga jeta në moshën 46-vjeçare

Nga Class 30 July 2024

Aktorja e njohur Erica Ash ndahet nga jeta në moshën 46-vjeçare

Komediania, aktorja, këngëtarja dhe modelja, Erica Ash, ka ndërruar jetë në moshën 46-vjeçare.

Ajo nuk ia doli betejës së gjatë me kancerin, duke lënë në pikëllim të thellë në zemrat e të gjithë fansave dhe familjarëve të saj.

Familja e Ash gjithashtu njoftoi për vdekjen e saj, duke thënë se ajo po luftonte privatisht me një formë të pazbuluar të kancerit.

“Pas një beteje të gjatë me kancerin, ajo ndërroi jetë e rrethuar nga të dashurit e saj”, thuhet në një deklaratë nga familja.

Aktorja e njohur Erica Ash ndahet nga jeta në moshën 46-vjeçare

Erica ka lindur më 19 shtator të vitit 1977, në Florida.

Ajo u diplomua në Universitetin Emory. Pas Emory, ajo u zhvendos në Japoni, ku ndoqi një karrierë si modele, këngëtare dhe aktore.

Ajo ishte më e njohur për “MadTV”, “Survivor’s Remorse”, “The Big Gay Sketch Show” të Rosie O’Donnell dhe serialin e Kevin Hart, “Real Husbands of Hollywood”.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon