Sondazh i "New York Times": Harris kryeson në tre shtetet kryesore kundër Trumpit

Nga Class 10 August 2024

Sondazh i "New York Times": Harris kryeson në tre shtetet

Shtetet e Pensilvanisë, Michigan-it dhe Wisconsin-it janë shumë të rëndësishme për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Dhe për këto shtete po organizohen rregullisht sondazhe në bazë javore. Në një sondazh të zhvilluar së fundmi nga gazeta më e madhe amerikane, "The New York Times" në bashkëpunim me Siena College mësohet se kandidatja demokrate, Harris kryeson kundër republikanit Trump në tri këto shtete.

Në secilin shtet, Harris ka mbështetjen e 50 për qind të votuesve ndërsa Trump 46 për qind. Këto shtete janë të njohura si “swing states” ose “battleground states” (të luhatshme) që do të thotë se votuesit në këto shtete mund të mbështesin ose një kandidat demokrat ose një kandidat republikan, duke bërë që rezultati të jetë i paparashikueshëm. Kandidatët shpesh fokusohen në këto shtete pasi rezultati mund të vendosë fituesin e zgjedhjeve presidenciale.

Shteti i Pensilvanisë ka 20 vota elektorale, Michigan 15 vota elektorale dhe ëisconsin dhjetë. Për të fituar presidencën, një kandidat duhet të arrijë të fitojë 270 vota elektorale dhe këto shtete mund të luajnë një rol kyç në arritjen e këtij qëllimi. Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, këto tre shtete u fituan nga Donald Trump, megjithëse ato kishin votuar tradicionalisht për demokratët në zgjedhjet e mëparshme.

 

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon