Aksidenti ajror me 62 të vdekur, nxirren nga rrënojat trupat e të gjithë viktimave

Nga Class• 11 August 2024

Aksidenti ajror me 62 të vdekur, nxirren nga rrënojat trupat e të

Trupat e të gjithë viktimave janë nxjerrë nga vendi i një aksidenti avioni në shtetin brazilian të São Paulo, i cili vrau të gjithë në bord, kanë konfirmuar autoritetet.

Ekipet e kërkim-shpëtimit punuar për të gjetur dhe identifikuar viktimat e tragjedisë pasi aeroplani i linjës ajrore Voepass u rrëzua në qytetin e Vinhedo.

Në aeroplanin ndodheshin 58 pasagjerë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit. Operacioni për të hequr trupat e viktimave nga vendi ku ndodhi kaatastrofa përfunoi në orën lokale 18:30 pasditen e së shtunës.

Trupat e 35 meshkujve dhe 28 femrave u dërguan në një morg në qytetin e São Paulo, ku do të identifikohen dhe do t’u jepen familjeve.

Dy nga viktimat, piloti dhe bashkëpiloti tashmë janë identifikuar.

Anëtarët e familjes do të qëndrojnë në një hotel në qytet për të ndihmuar në identifikimin e viktimave.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon