Sot në Netflix del sezoni i ri i "Emily in Paris". E siç e dimë tashmë, është një serial që, në vend që të jetë i fortë dhe i pakundërshtueshëm nga të gjitha pikëpamjet, rezulton të jetë thjesht i këndshëm dhe duke u dhuruar shikuesve të Netflix disa orë hareje e gëzimi. Nuk ka nevojë të thuhet që historia e vajzës nga New York-u që arrin në Paris, ha briosh çdo mëngjes dhe mahnitet nga fakti që evropianët janë shumë më "politikisht të pasaktë" se amerikanët, është pjesë e një loje ku rolet luajnë në dy pista: ajo e thjeshtësimit të skajshëm dhe ajo e klisheve. Përtej polemikave të para që shoqëruan daljen e tij në Francë, është e qartë që "Emily in Paris", krijuar nga e njëjta mendje që rri pas "Sex and the City", Darren Star, ka arritur të gjejë formulën e duhur për të fituar një audiencë të gjerë që kërkon një produkt të lehtë për ta parë dhe ndjekur.

Por nëse duam të jemi vërtet të saktë, cilat janë ato gjëra në "Emily in Paris" që s’do të ndodhnin kurrë në jetën reale? 'Vanity Fair' ka identifikuar 9 prej tyre.

1. Të gjithë në Savoir flasin frëngjisht për Emily-n

Në botën reale, është logjike të presësh që një i huaj duhet të mësojë gjuhën e agjencisë ku punon, por është pak e çuditshme që të gjithë anëtarët e agjencisë Savoir flasin anglisht vetëm sepse Emily nuk di asnjë fjalë frëngjisht. Sidomos kur dihet sa shumë e vlerësojnë francezët gjuhën e tyre.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Emily In Paris (@emilyinparis)

2. Ardhja e Emily në Paris si menaxhere e mediave sociale

Ne e dimë që menaxherët e mediave sociale nuk kanë nevojë të kenë shumë ndjekës sepse puna e tyre është të rrisin ndjekësit e kompanive për të cilat punojnë dhe jo të tyret, por është paksa e habitshme që Emily është dërguar në anën tjetër të botës me vetëm 48 ndjekës.

3. Transporti publik inekzistent

Ka shumë pyetje se si Emily mund të përballojë pa fund këpucë dhe çanta, megjithatë është pak e çuditshme që, gjatë gjithë serialit, ajo kurrë nuk përdor transportin publik. Ndryshe nga shumë parisienë, Emily lëviz vetëm me taksi dhe makina private. Pak e çuditshme, apo jo?

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Netflix US (@netflix)

4. Emily dhe frëngjishtja që nuk dëshiron të mësojë

Pavarësisht të gjitha qëllimeve të mira, në fillim të "Emily in Paris", protagonistja thotë disa herë se nuk është e prerë për të mësuar një gjuhë të re, për të mos përmendur herët kur vendos të braktisë mësimet e frëngjishtes për të dalë me miqtë e saj. A jemi të sigurt që heqja dorë kaq lehtë është një mesazh i mirë për të huajt që vijnë të punojnë jashtë vendit?

5. Sensibiliteti i Emily-t vs. ai evropian

Në një episod të sezonit të parë të "Emily in Paris", protagonistja i shpjegon Sylvie-t dhe Antoine-it se transmetimi i një reklame me një grua të zhveshur do të pritet negativisht në Shtetet e Bashkuara, sepse do të inkurajojë objektivizimin e grave. Megjithatë, skenaristët duket se harrojnë që edhe Franca ka pasur #MeToo-n e saj, konkretisht lëvizjen #BalanceTonPorc. A jemi pra të sigurt që sensibiliteti i Emily-t është aq i ndryshëm nga ai evropian?

6. A është Emily një influencuese e vërtetë?

Si mund të jetë e suksesshme një influencuese me 20,000 ndjekës nëse ajo poston një foto me mikeshën e saj Camille pa treguar markën luksoze suedeze të shtratit mbi të cilin janë ulur?

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Netflix US (@netflix)

7. Këshilla e çuditshme e Sylvie-t

A ju ka këshilluar ndonjëherë shefi juaj të bëni dashuri më shumë për të qenë më pak të tensionuar? Sylvie e bën këtë me Emily-n, dhe është paksa e trishtë që, vitet e fundit, skenaristët meshkuj insistojnë në konceptin se gratë nervoze duhet të relaksohen në shtrat për të qenë më të qeta.

8. Dyshimi mbi Brooklyn Clark

Edhe pse Brooklyn Clark është një nga yjet më të famshme amerikane që ekziston, Mathieu Cadault nuk e di se si duket: e besueshme, apo jo?

9. Emily dhe markat e mëdha

Megjithëse ajo vetë e pranon disa herë se nuk është duke 'notuar' në para – gjë që është e kuptueshme duke pasur parasysh se është shumë e re dhe ende duhet të bëjë karrierë – si është e mundur që Emily ka çanta që kushtojnë më shumë se 6 mijë euro secila?