Roza Lati reagon pas lajmeve se do vijë me një emision me Ritën

Nga Class• 5 September 2024

Roza Lati reagon pas lajmeve se do vijë me një emision me Ritën

Roza Lati ka reaguar pas spekulimeve të shumta se ajo dhe nëna e saj, Rita, do të drejtonin një format së bashku, që do të përfshinte situata gazmore dhe lojëra me të ftuarit.

Panorama Plus raportoi: "Rita dhe Roza do të jenë së bashku në ekran, si moderator. Kujtojmë se të dyja pas përfundimit të “Big Brother”, u ftuan shpesh në televizion të dyja dhe atmosfera e krijuar ishte shumë e zjarrtë. Mes batutave dhe situatave të ndryshme, nënë e bijë ia dolën që të konsiderohen për të sjellë një format së bashku. Fundjava do t’i besohet Rozës dhe Ritës, ku njëra do të jetë në rolin e moderatores, teksa tjetra, veç moderimit do të krijojë edhe situatat gazmore mes të ftuarve dhe lojërave të ndryshme."

Pas raportimeve Roza ka hedhur poshtë këto thashetheme. Në një postim në Instagram, ajo ka përgënjeshtruar lajmin.

“Jeni shumë negativë, tendenciozë. Latë nam. Asgjë nga këto që keni shkruajtur nuk është e vërtetë,” - shkruan Roza Lati në instastory, duke nënkuptuar se diçka surprizë është në plan për të ardhmen.

Roza, megjithatë, nuk zbuloi detaje konkrete për planet e saj të ardhshme, duke lënë të kuptohet se surpriza të tjera mund të jenë në horizont.

Roza Lati reagon pas lajmeve se do vijë me një emision me Ritën

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon