Elton Ilirjani dominon me look-un e tij bombastik në Korenë e Jugut

Nga Class 10 September 2024

Elton Ilirjani dominon me look-un e tij bombastik në Korenë e Jugut

Kohët e fundit Elton Ilirjani është kthyer në kryefjalë me pjesëmarrjen e tij në ngjarjet kryesore të modës në Costa Rica, Tokyo dhe së fundmi në Seoul në Korenë e Jugut.

Për 24 vitet e fundit, Java e Modës në Seul ka qenë pasqyrimi i peisazhit të modës që Koreja dëshiron të projektojë në botën e modës , me dizajne të fuqishme në demonstrimin e bukurisë së përjetshme.

Ky event është cilësuar si spektakolar pasi është ndërthurur kreativiteti me risinë teknologjike nga LG, ekranet Stretchable, të cilat i kanë dhënë kësaj shfaqjeje në dinamikë unike.

Elton Ilirjani, i stiluar nga Greedilious dhe Maison Nica, ishte modeli kryesor me imazhet e gjindadit të teknologjisë LG.

Elton Ilirjani dominon me look-un e tij bombastik në Korenë e Jugut

Ai ka performuar një kërcim para spektatorëve përgjatë sfilatës, gjë e cila ishte një risi për Korenë e Jugut.

Seuli tashmë është plot me tendenca dhe dizajne ku mund të marrim sugjerime.

Kujtojmë se Ilirjani hapi Javën e Modës në Kosta Rika me një performancë të fuqishme për krijimet më të fundit të Maria Jose Chavarria Ruiz të INA, në një event të mbajtur në Antigua Aduana. Pasi tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, ai sfiloi për herë të dytë për markën venezueliane AMAG nga Nolys Rodriguez, një markë që shquhet për dizajnet e saj të qëndrueshme dhe elegante për gra moderne.

Elton Ilirjani dominon me look-un e tij bombastik në Korenë e Jugut

Elton Ilirjani dominon me look-un e tij bombastik në Korenë e Jugut

Gjithashtu edhe hapja e javës së modës në Tokyo iu besua edhe këtë herë Elton Ilirjanit i cili mori vëmendjen e të gjithëve.

Javët e modës ku do të shohim Elton Ilirjanin apo eventet e modës në vazhdim janë:

7-11 shtator 2024- New York Fashion Week. ?
17-23 shtator 2024- Milano Fashion Week,
?23shtator- 2 tetor 2024- Paris Fashion Week. ?
3-15 tetor 2024- disa aktivitete në Tiranë si dhe pjesë e "Miss Globe"?4-9 dhjetor 2024- Miami Art Basel

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon