Pse në rrjet ka zëra se Samanta Karavell është shtatzënë?

Nga Class 30 September 2024

Pse në rrjet ka zëra se Samanta Karavell është

Samanta Karavella, e njohur për natyrën e saj të rezervuar, së fundmi ka tërhequr vëmendjen e fansave me një postim në rrjetet sociale. Këngëtarja ka publikuar një video ku shfaqet duke shijuar bukuritë e natyrës, duke promovuar këngën e saj të re.

Megjithatë, një detaj nuk i ka shpëtuar ndjekësve të saj. Në komentet që pasuan videon, shumë nga ndjekësit e Samantës nisën të spekulojnë se këngëtarja mund të jetë në pritje të ëmbël. Disa prej tyre vunë re lëvizje dhe detaje që, sipas tyre, sugjerojnë se ajo mund të jetë shtatzënë, siç është barku pak i rrumbullakosur. Përkundër faktit se Samanta nuk ka bërë asnjë deklaratë publike lidhur me këtë çështje, fansat kanë nisur të spekulojnë dhe të pyesin në mënyrë të hapur në komentet e tyre.

Vetë këngëtarja nuk ka deklaruar se është në një lidhje romantike, por Samanta u përfol vite më parë se i ka dhënë fund beqarisë dhe është fejuar. Partneri i saj i propozoi këngëtares më 29 dhjetor të vitit 2021 dhe artistja tha ‘po’.

Siç u raportua atë kohë nga mediat rozë, djaloshi quhet Chris Miele dhe ka qenë ai që ka bërë të ditur lajmin për miqtë e tij, duke publikuar disa fotografi në profilin e “Instagram”-it.

Pse në rrjet ka zëra se Samanta Karavell është

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon