Gjyshja 55 vjeçare sjell në jetë nipin e saj: "Ishte shumë e vështirë por në fund ia dolëm!"

Nga Class 1 October 2024

Gjyshja 55 vjeçare sjell në jetë nipin e saj: "Ishte

Momente emocionale për një familje në Heraklion ku një gjyshe, 55 vjeç, është bërë 'nënë surrogatë' për hir të vajzës së saj duke sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm.

Ky është një nga rastet e rralla në Greqi ashtu dhe në mbarë botën.

Ngjarja është bërë e ditur nga mjeku gjinekolog-obstetër i “gjyshes surrogate”, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Gjyshja 55 vjeçare sjell në jetë nipin e saj: "Ishte

Përpjekja e parë për transferimin e embrionit, siç raporton mjeku dështoi, por transferimi i dytë i embrionit ishte me sukses.

Gjyshja ia arriti qëllimit pasi ndoqi saktësisht atë që mjekët i kishin rekomanduar.

“Ishte shumë e vështirë por në fund ia dolëm. Gjyshja  ishte një ushtare femër. Ajo ndoqi saktësisht atë që thamë dhe më në fund ia arritëm qëllimit. Lindi një djalë 3500 gramësh”, shkruan mjeku obstetër ndër të tjera në postimin e tij.

 

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon