Viti akademik nis me bojkot tek Ekonomiku. Studentët kërkojnë largimin e pedagogut

Nga Class 7 October 2024

Viti akademik nis me bojkot tek Ekonomiku. Studentët kërkojnë

Rreth 20 mijë studentë ulen sot në auditorët e fakulteteve në nisje të vitit të ri akademik.

Por ky vit ka nisur me bojkot në fakultetin e Ekonomikut. Disa studentë kanë protestuar sot, duke kërkuar  largigmin e pedagogut Mirdaim Axhami.

Bëhet fjalë për një konflikt të ndodhur në korrik të këtij viti, kur Mirdaim Axhami shef departamenti në këtë fakultet është konfliktuar fizikisht me pedagogen Liljana Billa ( Elmazi) ish-deputete e Partisë Demokratike.

Viti akademik nis me bojkot tek Ekonomiku. Studentët kërkojnë

Studentët kërkojnë që pedagogu që ka ushtruar dhunë ndaj koleges të mos jetë pjesë e univertsitetit e aq më tepër të zgjidhet dekan i këtij fakulteti.

“Një pjesë e studentëve kanë vendosur bojkotin. Një pedagog drejton departamentin dhe jep mësim kur në korrik u bë pjesë e dhunës. Dënojmë ashpër dhunën!”, shprehet një prej studentëve.

 

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon