Në stadin e saj më të pastër , dashuria është forca që frymëzon dhe një nga ndjenjat më të larta që përmbush shpirtrat njerëzor. Është krejtesisht normale që në fillimet e njohjes dhe nw fazat e para të rënies në dashuri me dikë, i gjithë fokusi yt është personi tjetër, prania e tij në jetën tënde merr të gjithë vëmendjen dhe përfshirja emocionale është e pakufijshme. Është pikërisht ajo ndjenjë, që bën të vlërësosh më shumë tjetrin sesa veten.
Dashuria është një nga ndjenjat më sublime që i bën njerëzit të kuptojnë se çfarë është lumturia dhe përjetimi i emocioneve të vërteta që te pushtojne trupin edhe shpirtin.
Por nëse kalojmë përtej kufinjve dhe cënojmë respektin dhe lirinë e tjetrit, dashuria mund të transformohet në obsesion. Obsesioni kthen përmbys gjithçka dhe jeta merr një kthesë tjetër për të dy partnerët. Frika e humbjes për njërën palë dhe ndjesi mbytëse për palën tjetër…
Obsesioni rrezikon të humbasësh individualitetin dhe vetveten, duke e shndërruar dashurinë në një hije të errët që të mbyt arsyen dhe mendimet. Dëshira e pashpjegueshme për kontroll dhe posesivitet të tepruar dhe pa shkak karshi partnerit krijon varësi patologjike emocionale që përbëjnë rrezik për shëndetin psikologjik të të dy partnerëve.
T’a duash tjetrin, do të thotë t’a respektosh atë dhe t’i dhurosh lirinë dhe besimin e plotë për një jetë të lumtur së bashku pa ushtruar kontrolle të pakuptimta duke “ I marrë frymën” partnerit.
Egoizmi nuk është sinonimi dashurisë!Një njeri I obsesionuar, është ai që mendon vetëm për veten e tij dhe aspak për nevojat apo ndjenjat e partnerit. Dy njerëz të dashuruar janë ata që mbështesin njëri- tjetrin në çdo hap personal dhe profesional të tyren. Dashuria e vërtetë, përcjell respekt, siguri, mbështetje dhe qetësi shpirtërore duke i siguruar të dy partnerëve besimin reciprok dhe lirinë e merituar!