Ndërsa ditët e Festivalit të 63-të në Radiotelevizionin Shqiptar po afrojnë, tashmë kemi listën zyrtare me emrat e artistëve të përzgjedhur nga Komisioni Përzgjedhës për Kualifikimin e Këngëve Pjesëmarrëse në Festivalin e 63-të të Këngës në RTSH.

Komisioni i përbërë nga profesionistë të fushës së muzikës dhe të letrave, pasi dëgjuan e analizuan 85 krijime muzikore, që mbërritën në Radiotelevizionin Shqiptar konform rregullores së Festivalit, kanë vendosur unanimisht të shpallin 30 këngët që do të jenë pretendente për çmimet e këtij Festivali, pa diskutim edhe pretendente për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion. 

Në listën e përzgjedhur spikasin artistë të njohur të muzikës shqiptare, rikthime të artistëve që kanë bërë historinë e muzikës moderne dhe të rinj që e shohin skenën e këtij Festivali prestigjioz si një skenë të rëndësishme për karrierën e tyre artistike. Ky edicion do të kombinojë talentin e artistëve të mëdhenj dhe zërat e rinj. Me një përzierje të stilit tradicional dhe modern, Festivali i 63-të në RTSH pritet të jetë një nga ngjarjet muzikore më të mëdha të vitit, duke premtuar spektakël të jashtëzakonshëm dhe përcjelljen e mesazheve të rëndësishme, gjithmonë duke iu referuar rrënjëve nga ku nisi historia e muzikës shqiptare dhe e këtij Festivali. 

Lista e këngëtarëve që do të garojnë në FIK 63:

Algert Sala 
Alis Kallacej 
Ardit Çuni 
Devis Xherahu 
Djemtë e Detit 
Elvana Gjata 
Endrik Beba 
Epos Grup 
Erma Mici 
Frensi Revania 
Gjergj Kaçinari 
Gresa Gjocera 
Jet 
Kejsi Jazxhi 
Kleansa Susaj 
Laurjan Ejlli ft. Adelina Corraj 
Lorenc Hasrama 
Luna Çausholli 
Mal Retkoceri 
Martina Serreqi 
Mihallaq Andrea 
Nita Latifi 
Olsi Bylyku 
Orgesa Zaimi 
Rea Nuhu 
Ronaldo Mesuli 
Santino De Bartolo 
Shkodra Elektronike 
Stine 
Vesa Smolica