
Roza Lati ka zyrtarizuar lidhjen e saj të re me Xhonatan Islamin, një figurë e njohur nga 'Big Brother VIP 2', si dhe një parashutist i njohur.
Pasi lidhja e tyre u zbulua nga burime për media të ndryshme, Roza vendosi të publikonte një selfie me Xhonatanin në llogarinë e saj në rrjetet sociale.
Fotografia tregonte vetëm një pjesë të vogël të partnerit të saj. Megjithatë, kjo selfie u fshi shpejt, vetëm disa minuta pas publikimit, çka ka shtuar kureshtjen e publikut dhe ka nxitur spekulime për lidhjen e tyre.

Edhe Xhonatani postoi një foto në Instagram duke u puthur me një vajzë në Gjirokastër ku po zhvillohej konkursi i hedhjes me parashuta “PGAEuro 2024”.
Në foto është më se e qartë që vajza me kurriz është Roza Lati që nga atletet e deri tek flokët e saj të zinj.
