"Big Brother VIP Kosova”: Përplasje fizike mes banorëve, ndërpritet transmetimi live

Nga Class• 30 October 2024

"Big Brother VIP Kosova”: Përplasje fizike mes banorëve,

Situata doli jashtë kontrollit në "Big Brother VIP Kosova" gjatë orëve të vona të mbrëmjes. Një debat i ashpër përfshiu pothuajse të gjithë banorët, duke rezultuar në fjalë ofenduese, ton të lartë dhe përplasje fizike mes tyre.

Protagonistë të këtij sherri ishin Xheneta, Rezi, Drenusha dhe Vullneti, të cilët shkaktuan një atmosferë të tensionuar dhe ulërima, duke e lënë publikun të paqartë për ngjarjet që po zhvilloheshin.

Këngëtari dhe prezantuesi i njohur, Naim Bunjaku - Xuxi, u ngrit me vrap dhe u largua nga dhoma, për t’u rikthyer më vonë. Për shkak të debatit të ashpër, BBVK ndërpreu transmetimin për disa momente.

Pamjet tregojnë edhe përplasjen fizike mes Mevlanit, Vullnetit dhe Xuxit, duke shtuar më tej tensionin në këtë edicion të reality show-t.

@bigbrotherkosova

Mevlani i del në mbrotje Drenushës, pas përplasjes me Vullnetin, Xuxi e shtyn me forcë #BBVK3 #KlanKosova #Artmotion

? original sound - Big Brother VIP Kosova

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon