
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, do të bëhet baba për herë të parë. Ai dhe partnerja e tij, Uarda Hyseni, zgjodhën një mënyrë unike për të ndarë lajmin emocionues: në stadiumin “Air Albania” mbrëmë, ata organizuan një ceremoni të veçantë për të zbuluar gjininë e fëmijës, përmes një “gender reveal”.
Në një moment të veçantë dhe intim, u zbulua se futbollisti nga Berati dhe partnerja e tij po presin një djalë. Videoja e këtij momenti të bukur është bërë shpejt virale në rrjetet sociale, ku vihet re se në ceremoni kanë marrë pjesë vetëm personat më të afërt të çiftit.
View this post on Instagram
