“X Factor Albania” nis fazën e Vilave të Jurisë/ Përballja vendimtare për 30 konkurrentët

Nga Class 29 November 2024

Sonte mbrëma, spektakli i shumëpritur “X Factor Albania” nis fazën emocionuese të Vilave të Jurisë, ku 30 konkurrentë të talentuar do të luftojnë për një vend në netët live.

Kjo fazë, është përballja e fundit para skenës së madhe e do të ndajë konkurrentët në tre skuadra kryesore: vajzat, djemtë dhe grupi mix. Me vetëm 15 vende të garantuara për netët live, emocionet dhe presioni janë të larta, ndërsa juria do të përballet me vendime të vështira për të zgjedhur më të mirët.

Faza e Vilave është një test i vërtetë për zërin, talentin dhe aftësinë për të performuar në kushte sfiduese. Konkurrentët duhet të tregojnë jo vetëm potencialin e tyre vokal, por edhe karizmën dhe aftësinë për të shkëlqyer në skenë.

Cilët do të jenë ata që do të fitojnë zemrat e jurisë dhe publikun shqiptar? Nata e sotme premton surpriza dhe performanca që do të mbahen mend gjatë!

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon