Producentja ekzekutive e Big Brother VIP Kosova, Olsa Muhameti, ka ndarë një lajm të dhimbshëm në rrjetet sociale. Në një status në Instagram, ajo shkroi:
“Luftuam kaq shumë o ma! Ike ti bashkë me një copë të shpirtit tim!”
Ngjarja prekëse është reflektuar edhe në spektaklin e mbrëmshëm të BBVK, ku moderatorët Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi nisën mbrëmjen me një dedikim të ndjerë për Olsën.
Në emër të stafit dhe produksionit, ata i shprehën ngushëllime të sinqerta Olsës, duke e mbështetur në këtë moment të vështirë.
“Jemi me ty, Olsa, forca!” – tha moderatorja Jonida Vokshi, duke përcjellë solidaritetin e gjithë ekipit.