Gaz Paja dhe Ira Seferi ribashkohen? Çifti shfaqen bashkë për herë të parë pas një viti

Nga Class 4 December 2024

Gaz Paja dhe Ira Seferi ribashkohen? Çifti shfaqen bashkë për

Festat e fundvitit kanë sjellë zhvillime për aktorin Gaz Paja dhe bashkëshorten e tij, Ira Seferi. Pas një viti spekulime dhe thashetheme për një ndarje të mundshme, çifti janë shfaqur bashkë në një fotosesion fotografik, nën atmosferën festive të Krishtlindjeve, së bashku me djalin e tyre, Dard.

Ky fotosesion vjen pas një periudhe të gjatë ku dyshja nuk janë shfaqur publikisht së bashku dhe nuk kanë adresuar zërat që qarkulluan për krizën e tyre martesore. Në vitin 2023, lajmet për ndarjen e mundshme të tyre zunë faqet kryesore të mediave rozë, kur Ira e hoqi Gazin nga ndjekësit e saj në Instagram dhe fshiu të gjitha fotot me të nga profili i saj.

Gaz Paja dhe Ira Seferi ribashkohen? Çifti shfaqen bashkë për

Mungesa e tyre në evente publike, si dhe heshtja e çiftit përballë këtyre thashethemeve, i përforcuan spekulimet, duke bërë që shumë të mendonin se lidhja e tyre kishte marrë fund. Megjithatë, shfaqja e tyre e fundit në fotosesionin festiv ka dhënë një mesazh ndryshe, duke treguar se familja e tyre vijon të jetë e bashkuar.

Duket se çifti ka vendosur t’i lërë pas zërat për ndarje dhe të përqendrohet te familja dhe atmosfera festive. Por, pa sqaruar nëse janë ribashkuar, apo janë bërë bashkë për hir të djalit.

 

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon