Xhensila Myrtezaj ka ndarë një histori prekëse dhe të dhimbshme nga jeta e saj familjare, duke folur hapur për momentet dramatike që kanë shënjuar fëmijërinë e saj.

Në një intervistë emocionues me Arbana Osmanin, Xhensila ka treguar për vuajtjet e nënës së saj dhe dhunën që ajo ka përjetuar në martesën me babain e saj.

“E di pse e dua shumë nënën time, por edhe e gjykoj. Që nuk pati forcë që të ndahej para se të ndodhte ajo që sytë e mi panë. Im atë nuk pranoi divorcin dhe mami im ka qenë rasti i asaj gruas që u plagos me 7 thika dhe humbi një nga duart. Dhe e gjitha kjo ndodhi në sytë e mi. Gjithsesi nëna ime e ka falur. Ai është babi im dhe këtë gjë nuk e ndryshon asgjë,” ka deklaruar këngëtarja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Revista Class (@revistaclass_backup)