
Ajsela Abazi është bërë e njohur jo vetëm për karrierën e saj në botën e modelingut, por edhe për jetën e saj private.
Ajo ka qenë e martuar me futbollistin Eros Grezda, me të cilin ka një fëmijë.
Pas ndarjes, Ajsela ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale momente të ndryshme të jetës së saj si nënë, duke ofruar shpeshherë këshilla dhe përvoja.
Së fundmi ajo ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram ku ka folur për përvojën e saj si nënë dhe për bashkëprindërimin me ish-partnerin. Ajo iu përgjigj një ndjekësi që e pyeti nëse bashkëprindërimi po shkonte mirë, duke thënë: “Nuk ka aspak bashkëprindërim. Unë jam ajo që kujdesem për gjithçka.”

Kujtojmë se çifti u nda pak pasi u bënë prindër, dhe mediat raportuan për tradhti nga ana e Erosit. Vetë ky i fundit i ka mohuar këto aludime.
