Në gjunjë duke i propozuar, publikohen foto të partnerit të Bernardit të BBV!

Nga Class• 15 January 2025

Në gjunjë duke i propozuar, publikohen foto të partnerit të

Bernardi bëri mbrëmjen e djeshme një rrëfim tronditës duke zbuluar se është abuzuar seksualisht në moshën 10-vjeçare.

Në linjën e jetës, ai tregon se ka qenë farë i vogël, kur fqinji e ka marrë dhe e ka futur në dhomën e gjumit duke abuzuar. Ai thotë se gjithmonë e ka ndjerë veten të bullizuar.

Bernardi tregon se ka pasur mbështetjen e familjes.

“Tek prindërit kam gjetur gjithmonë paqe. E kam dënuar veten aq shumë sa nuk e di ta shpreh, kisha frikë të shkoja në shkollë, të kthehesha në shtëpi vetëm. Erdhi adoleshenca dhe kisha të dashurën time të parë. Unë po bëja atë që prindërit kanë pritur prej meje. Një ditë të bukur me suportin e familjes vendosa të emigroja në Angli.

Erdha në një pikë që as jetën nuk e doja më. Tentova të prisja damarët. Atje njoha ish gruan time e cila më nxori nga ferri, më pranoi siç isha. Filloi të jetonim bashkë”, tregoi Bernardi.

Më as erdhi edhe momenti, kur në moshën 37 vjeçare thotë se kuptoi që ishte një mashkull homoseksual.

“Unë njoha Enam, më solli gëzim, më shtoi lumturinë dhe që e dua shumë. Një gjë është e sigurt, ai që të do të do ashtu si je”, tha ai për partnerin.

Gjatë rrëfimit u shfaqën edhe foto të tyre bashkë.

Në gjunjë duke i propozuar, publikohen foto të partnerit të

Në gjunjë duke i propozuar, publikohen foto të partnerit të

Në gjunjë duke i propozuar, publikohen foto të partnerit të

Në gjunjë duke i propozuar, publikohen foto të partnerit të

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon